image Më 24 gusht pritet të nis vaksinimi i të infektuarve me koronavirus në Itali

Evropë

Më 24 gusht pritet të nis vaksinimi i të infektuarve me koronavirus në Itali

news image

Vaksina kundër koronavirusit e prodhuar në Itali ka mbërritur në institutin ”Spallanzani” dhe nga 24 gushti pritet që të nis vaksinimi te njerëzit. Këtë e bëri të ditur këshilltari i Shëndetit në rajonin e Lazioz, Alessio D’Amato.

“Spallanzani po përfundon kërkimin për vullnetarë për eksperimentin”, shtoi ai.

”Vaksina ka kaluar tashmë testet paraklinike të kryera si ‘in vitro’ ashtu edhe ‘in vivo’ te kafshët, që kanë nxjerrë në pah përgjigjen e fortë imune të shkaktuar nga vaksina dhe profilin e mirë të sigurisë”, theksoi D’Amato.

Sipas asaj që është mësuar ditët e fundit, ka mbërritur edhe miratimi nga Komiteti Kombëtar i Etikës në institutin ”Spallanzani” në Romë dhe tani mund të fillojë faza e parë e eksperimentit te njerëzit. /Gazeta Sinjali/