image Më 18 maj, Kurti takohet në Bruksel me krerët tjerë të Ballkanit

Politikë

Më 18 maj, Kurti takohet në Bruksel me krerët tjerë të Ballkanit

news image

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se më 18 maj do të ketë darkë pune në Bruksel mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Duke shpjeguar përse nuk pranoi takimin me Aleksandar Vuçiqin më 11 maj, Kurti ka thënë se ka propozuar qershorin si kohë më të përshtatshme për Qeverinë e Kosovës.

Ishte paralajmëruar takimi, por s’ishte i konfirmuar me mua. Pa u pajtuar të gjithë normalisht se s’mund të kemi datë të takimit e as agjendë të saktësuar. Do të vij sërish më 18 maj në Bruksel, ku do të ketë darkë pune të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Borrelli, me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Sot shpreha qëndrimin tonë se në muaji maj s’është i përshtatshëm sepse kemi agjendë tjetër, por kjo mund të ndodhë në qershor si takim i parë në kapitullin e ri të bisedimeve. S’e di për Serbinë sa është i përshtatshëm por kemi shprehur gatishmëri për dialog parimor ku dialoguesit janë të barabartë. Zotimi ynë që të përgatitemi tregon seriozitetin dhe sinqeritetin tonë”, ka thënë Kurti gjatë një takimi me korrespondentë kosovarë në Bruksel. /Gazeta Sinjali/