image Më 14 mars zgjidhet kryetari i ri i LDK-së

Politikë

Më 14 mars zgjidhet kryetari i ri i LDK-së

news image

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka njoftuar se kjo parti do ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri, më 14 mars të këtij vitit.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit Më 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.

Abrashi foli edhe për temën e takimit e ku tha që më shumë ishte e çështjes teknike.

/GazetaSinjali/