image Më 12 korrik rifillon dialogu Kosovë-Serbi

Politikë

Më 12 korrik rifillon dialogu Kosovë-Serbi

news image

Me “lehtësimin” e presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, të premten, më 10 korrik do të zhvillohet një “samit virtual” mes Kosovës dhe Serbisë.

Dy ditë më vonë, në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që sipas BE-së do të shënojë edhe rifillimin e dialogut për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve.

“Siç kemi premtuar se do të komunikojmë kur të kemi lajme, tani ka ardhur koha ta konfirmojmë takimin e rinisjes së dialogut. Unë mund të konsideroj se më 12 korrik në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Nikoqir i këtij takimi do të jetë përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell e i pranishëm është edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, raporton Koha.

I pyetur se kush do të jetë nga ana e Kosovës në “samitin virtual” të Parisit, Stano ka thënë se për këtë duhet të pyeten organizatorët, e ata janë Zyra e Presidentit të Francës.