image MCC aktivizon fondet ndaj Kosovës pas heqjes së reciprocitetit nga Qeveria Hoti

Kosovë

MCC aktivizon fondet ndaj Kosovës pas heqjes së reciprocitetit nga Qeveria Hoti

news image

Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë, kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

Ky vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti, ku thuhet se MCC mirëpret vendimin e qeverisë për taksën dhe masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë, se MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe. Një vendim i tillë i MCC-së ishte marrë gjatë kohës së Qeverisjes Kurti./Gazeta Sinjali/