image Mbyten 4 persona brenda ditës në lumenjtë e Shqipërisë

Shqipëri

Mbyten 4 persona brenda ditës në lumenjtë e Shqipërisë

news image

Katër persona janë mbytur në lumenj të ndryshëm gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Dy persona janë mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Viktimat janë Dh.A. 39-vjeç, dhe 14-vjeçari me inicialet F.P të cilët janë gjetur të pajetë pas disa orësh kërkime.

Ndërkohë në lumin Vjosë sot është mbytur një 30-vjeçar. Viktima është A.B., 30-vjeç, banues në Gorishovë i cili është futur në lumë për t’u larë por nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Së fundmi viktima e katërt është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi. Viktima është një 18-vjeçar i quajtur E.Z. Ai ka qenë së bashku me tre shokët e tij në lum ku më pas edhe është mbytur. Thuhet se të rinjtë kanë qenë duke pedaluar në ujë me një varkë plastike.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë të frekuentojnë për tu larë lumenjtë, por rrjedha e shpejtë e tyre në vetëm 24-orët e fundit u ka marrë jetën 4 personave. /Gazeta Sinjali/