image Mbyt vajzën 9-vjeç, nëna hidhet nga dritarja dhe shpëton

Botë

Mbyt vajzën 9-vjeç, nëna hidhet nga dritarja dhe shpëton

news image

Një nënë në Siberi ka mbytur vajzën e saj 9 vjeçare, pasi e goditi në kokë me një objekt të fortë.

Maria Russkikh, 29-vjeç, është hedhur më pas nga dritarja e katit të tetë dhe ka mbijetuar.

Sipas raportimeve të mediave lokale, nëna e të voglës pësoi një krizë mendore kur ndodhi ngjarja shokuese- dhe pak kohë më parë ishte diagnostikuar me kancer.

Russkikh u gjend nga fqinjët e shtrirë në borë duke rënkuar nga dhimbjet, e këta të fundit thirrën më pas shërbimet e emergjencës.

Kur ndihmës mjekët mbërritën në vendngjarje gjetën vajzën 9 vjeçare në apartament të mbuluar me gjak. Ndërkohë u gjet edhe një shënim nga nëna e saj “Nuk mund të jetoj më me këto dhimbje koke të padurueshme. Më falni.”

Në fund të letrës Maria shkruante se e donte shumë vajzën e saj, raporton një burim./Gazeta Sinjali/