image Mbyllet çerdhja publike në Fushë Kosovë, gjashtë punonjës të saj infektohen me COVID-19

Arsim

Mbyllet çerdhja publike në Fushë Kosovë, gjashtë punonjës të saj infektohen me COVID-19

news image

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se çerdhja publike “Gëzimi Ynë” do të mbyllet përkohësisht, pasi që disa punëtorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të kësaj komune, gjashtë punëtorë të këtij institucioni janë infektuar me koronavirus dhe sipas rekomandimit të IKSHPK-së, për shkak të parandalimit të përhapjes së këtij virusi tek fëmijët, duhet të mbyllet nga data 3 dhjetor deri më 20 dhjetor.

“Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në Çerdhen Publike “Gëzimi Ynë”  në Fushë-Kosovë se çerdhja do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune. Pas testimit të stafit punonjës të IP “Gëzimi Ynë”, gjashtë  punëtorë të këtij institucioni  kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas rekomandimit të IKSHP-së për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe stafit të punëtorëve jemi të detyruar të mbyllim çerdhen nga data 03 dhjetor deri me 20 dhjetor 2020”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e komunës./Gazeta Sinjali/