image Mbyllen ndeshjet në LK: Dy skuadrat angleze kualifikohen në gjysmëfinale

Futboll

Mbyllen ndeshjet në LK: Dy skuadrat angleze kualifikohen në gjysmëfinale

news image

Kanë përfunduar dy takimet e ndeshjeve kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” kanë eliminuar Atletico Madridit pas rezultatit të përgjithshëm 1-0.

Ndeshja e parë doli të jetë vendimtare për fatin e dy skuadrave, me anglezët që e fituan ndeshjen 1-0, teksa e dyta u mbyll me rezultat pa gola 0-0, duke bërë që Man City të kualifikohet në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm.

Manchester City në gjysmëfinale do të përballet me Real Madrid.

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli gjithashtu është kualifikuar për në gjysmëfinale të kompeticionit.

“Të Kuqtë” barazuan në ndeshjen e dytë në Anfield me rezultat 3-3, që ishte e mjaftueshme për ta të kalonin tutje pas epërsisë 3-1 në ndeshjen e parë, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Liverpooli në gjysmëfinale do të përballet me Villarreal.

/GazetaSinjaliSport/