image Mbyllen hetimet nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Rajon

Mbyllen hetimet nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

news image

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka mbyllur sot hetimet. Në këtë mbledhje janë vendosur edhe dy relatorë që do të raportojnë më pas lidhur me gjetjet nga hetimet.

Klotilda Bushka dhe Halit Valteri të cilët më 17 korrik duhet të kenë gati raportin dhe që më pas do të diskutohet në mbledhjen e datës 20 korrik.

Ndërkohë më 30 korrik do të përfundojë puna përfundimisht e Komisionit Hetimor për Metën.

“Këtij komisioni i mbaron afati më 30 korrik. Por raporti për seancën plenare duhet të jetë gati më 18 korrik. Duhet një produkt nga ky komision dhe nuk e paragjykoj se si do jetë.” tha Ulsi  Manja.

Kujtojmë se pak ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ku sipas tyre Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij dhe me faj bëhet KED, pasi sipas Komisionit ka vepruar në fshehtësi dhe nuk ka qenë transparente. /Gazeta Sinjali/