image Mbyllen dy ndeshjet e LK: Reali bën hap gjigand drejt gjysmëfinales, Bayern ka "punë" në Gjermani

Futboll

Mbyllen dy ndeshjet e LK: Reali bën hap gjigand drejt gjysmëfinales, Bayern ka “punë” në Gjermani

news image

Kanë përfunduar rezultatet e dy sfidave të luajtura të mëkurën mbrëma, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

Real Madrid kanë bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales pasi kanë mposhtur Chelsean me rezultat 3-1 si mysafir.

Të tre golat për madrilenët i realizoi Karim Benzema (21′ 24′ 46′), me golin e vetëm të vendasve të shënuar nga Kai Havertz (40′).

Ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër dhe sigurisht avantazhi prej dy golave është një kapital i madh për madrilenët, duke ditur që ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë pranë shikuesve të vet.

Ndërkohë Bayerni është mposhtur nga skuadra e Villarreal me rezultat minimal 1-0 si mysafir.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Arnaut Danjuma në minutën e 8-të pas një asistimi nga Dani Parejo.

‘Bavarezët’ do të kenë mjaft punë në Gjermani për ndeshjen kthyese, pasi Villarreal po del të jetë një “arrë e fortë” për të gjitha skuadrat e mëdha këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

/GazetaSinjaliSport/