image Mbushet me lule dhe qirinj dera e familjes Zuka në Zvicër, e cila u shua në Pozharan

Diasporë

Mbushet me lule dhe qirinj dera e familjes Zuka në Zvicër, e cila u shua në Pozharan

news image

Më 30 dhjetor ndodhi një vrasje e katërfishtë në Pozharan, ku kryefamiljari Fetah Zuka dyshohet se fillimisht ka vrarë tre anëtarët e familjes, gruan Makfiren dhe dy djemtë, Hamdin dhe Arbërin, e më pas veten, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi se familja kishte ardhur nga Zvicra për pushim në Kosovë.

Ndërkohë, para derës së familjes Zuka në Villeneuve të Zvicrës, janë dërguar lule dhe janë ndezur qirinj të shumtë, nga të njohurit e tyre, duke u solidarizuar me rastin e ndodhur tragjikisht të kësaj familje.

Burime të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se çifti bashkëshortor ka vite që nuk qëndrojnë mirë me njëri-tjetrin.

Për këtë ngjarje të dhimbshme pati reagime të shumta.

Në mesin e tyre ishin edhe fjalët e vëllait të së ndjerës, Makfire Zuka, Ramadan Ademi, pas vdekjes së motrës dhe dy nipave të tij.

Me pikëllim të madh, morëm lajmin e hidhur, për motrën dhe 2 nipat tonë. Zoti ju shpërbleftë në paqe”, ka shkruar Ademi në Facebook.

news image

/Gazeta Sinjali/