image Mbrojtja e Krasniqit: Të refuzohen aplikimet e dy prej viktimave, nuk kanë të bëjnë me ndonjë krim të pretenduar në aktakuzë

Drejtësi

Mbrojtja e Krasniqit: Të refuzohen aplikimet e dy prej viktimave, nuk kanë të bëjnë me ndonjë krim të pretenduar në aktakuzë

news image

Edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit, sikurse ajo e Hashim Thaçit, është përgjigjur ndaj shkresës së Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave, me anë të së cilës kjo zyre i rekomandoi gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou, të pranojë 17 aplikantë si viktima pjesëmarrëse dhe rekomandoi refuzimin e njërit prej tyre, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mbrojtjes së Krasniqit, viktimat 06/06 – 14/06 dhe 16 / 06-19 / 06 nuk i përmbushin kriteret e zbatueshme, sepse aplikimet e tyre nuk kanë të bëjnë me ndonjë krim të pretenduar në aktakuzë.

Ata në këtë shkresë thonë se kërkesat e tyre duhet të refuzohen (ose të kërkohen informacione të mëtejshme në lidhje me viktimat 07/06 – 14/06 dhe 16 / 06-19 / 06).

“Më tej ose si alternativë, Mbrojtja nuk ka informacionin e nevojshëm për të bërë parashtrime të informuara mbi përmbushjen e kritereve të mbetura dhe me respekt e ftojnë Gjyqtarin e Procedurës paraprake të vlerësojë nëse kriteret e hollësishme të përcaktuara në Vendimin Kornizë janë përmbushur”, thuhet në këtë shkresë.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /Gazeta Sinjali/