image Mbrëmë Tayna argëtoi dhjetëra qytetarë në një hotel në Prishtinë kundër vendimit të Qeverisë

Bota e Yjeve

Mbrëmë Tayna argëtoi dhjetëra qytetarë në një hotel në Prishtinë kundër vendimit të Qeverisë

news image

Derisa po rritet numri i rasteve me koronavirus e po vazhdojnë apelet për respektim të masave, janë vetë personat publik që po veprojnë kundër atyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbrëmë reperja kosovare Tayna ka argëtuar dhjetëra njerëz në Hotel Internacional në Prishtinë.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje teksa shihet performanca e Taynës, ndërkohë pjesëmarrësit po argëtohen.

Ky veprim bie ndesh me masat antiCOVID të Qeverisë së Kosovës, ku ndalohet grumbullimi i personave.

/Gazeta Sinjali/