image Mblidhet Kuvendi në rend dite Projektligji për konfiskimin e pasurisë

Politikë

Mblidhet Kuvendi në rend dite Projektligji për konfiskimin e pasurisë

news image

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën që pritet të fillojë në ora 10:00 ligjvënësit do të kenë në rend dite 9 pika.

Në mesin e tyre, është edhe Projektligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Veç saj, deputetët do të zhvillojnë edhe debat parlamentar lidhur me mos liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ky është rendi i ditës për seancën e sotme:

Seanca plenare

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4.    Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

8.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

9.    Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.

Vendi: Kuvendi i KosovësKoha: 10:00.

/GazetaSinjali/