image Mblidhen rreth 10 miliardë euro në fushatën për zbulimin e vaksinës anti-COVID-19

Botë

Pandemia/ Mblidhen rreth 10 miliardë euro në fushatën për zbulimin e vaksinës anti-COVID-19

news image

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në një fushatë globale për mbledhjen e fondeve për zhvillimin e vaksinës dhe terapive kundër Covid-19 deri më tani janë mbledhur 9.5 miliardë euro.

“Rezultat i shkëlqyeshëm, arritja e momentit të parë historik në maratonën e udhëhequr nga Komisioni i BE-së”, shkroi Ursula von der Leyen në Twitter.

Fushata për dhurimin e mjeteve, e cila është shmangur nga Shtetet e Bashkuara, kishte arritur t’i siguronte tetë miliardë dollar nga liderët botërorë dhe institucionet e tjera më 4 maj, në datën kur kishte nisur./ Gazeta Sinjali/