image Mblidhen deputetët, shqyrtohet projektligji për pagën minimale

Politikë

Mblidhen deputetët, shqyrtohet projektligji për pagën minimale

news image

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në ora 11:00 për të vazhduar punimet e seancës plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e 5 majit, raporton Gazeta Sinjali.

Në rendin e ditës për seancën e sotme është shqyrtimi i tri projektligjeve dhe debat parlamentar për punën e Qeverisë Kurti II në vitin e parë të mandatit të saj.

Po ashtu një prej pikave që është në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerën prej 250 eurosh neto apo 264 euro bruto.

Paga minimale në Kosovë është 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

/GazetaSinjali/