image Mbledhja e dy qeverive, reagon Sali Berisha: U thellua përçarja

Shqipëri

Mbledhja e dy qeverive, reagon Sali Berisha: U thellua përçarja

news image

Pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës ka reaguar ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, shkruan Gazeta Sinjali

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shkruar se kjo mbledhje do të duhej të shënonte një ngjarje të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve.

Në të vërtet, ky takim thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb. Kjo sepse në Elbasan, përballë qeverisë së Kosovës ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit të hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, përfaqësuesi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë, “de facto” aleancës së rrethimit të Kosovës nga klika armiqësore serbo-shqiptaro-maqedonase. Me këtë rast, dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën e rrezikshme të Serbomadhit Vuçiç, i cili sapo bisedoi me Carin e Kremlinit për veriun e Kosovës dhe vasalve të tij, Zografi Bis dhe Zaev që po bëjnë me rajonin tonë, duke nxitur me nismën e tyre nacionalizmat e sëmura dhe konfliktualitetin ne rajon”, ka shkruar Berisha. /GazetaSinjali/