image Mbi 900 kosovarë të infektuar me COVID-19 janë kthyer në Gjermani për gati dy muaj

Diasporë

Mbi 900 kosovarë të infektuar me COVID-19 janë kthyer në Gjermani për gati dy muaj

news image

Kosova është vendi prej ku kanë shkuar më së shumti të infektuar me COVID-19 në Gjermani.

Për shtatë javë janë kthyer 911 kosovarë në Gjermani. Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Kemi një situatë jo të këndshme, dje kemi kumtuar numrat real nga instituti. 608 persona nga Kosova, të infektuar me koronavirus në 4 javët e fundit janë kthyer, nëse këtij numri ia shtojmë 303 personat e tjerë në 3 javët paraprake, rezulton që 911 kosovarë të prekur me COVID-19, kanë hyrë në Gjermani”, tha Cufaj në Klan Kosova.

Ambasada e Kosovës në Gjermani u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të bëjnë kujdes gjatë pushimeve në Kosovë. /GazetaSinjali/