image Mbi 70 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Gjermani

Evropë

Mbi 70 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Gjermani

news image

Numri i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 po vazhdon të rritet në Gjermani.

Agjencia gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), të hënën regjistroi 4 mijë e 732 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo shifër e çoi në 2 milionë e 447 mijë e 68 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive me COVID-19 në këtë shtet, shkruan CNN, përcjell Gazeta Sinjali.

RKI raportoi gjithashtu 60 vdekje shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 70 mijë e 105 viktima që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/