image Mbi 7 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Shëndetësi

Botë/ Mbi 7 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

news image

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 7 mijë e 400 persona.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, qyteti i New York-ut është më i prekuri me 1867 viktima, ndërsa shifra e të infektuarve në mbarë vendin ka shkuar në gati 278 mijë.

Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë për numrin e të prekurve nga virusi i ri, por shkalla e vdekshmërisë atje është relativisht e ulët.

Italia mbetet vendi me më së shumti viktima në botë me 14681 të vdekur, ndërsa pas saj vjen Spanja me 11198 viktima./Gazeta Sinjali/