image Mbi 7 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 7 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 68 mijë e 777, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 595 raste, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 59 mijë e 643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 539.

Me 11 shkurt, Qeveria në detyrë e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e reja antiCOVID.

Me vendimet e reja, orë policore nuk do të ketë në asnjë qytet të Kosovës, studentët do të vazhdojnë ligjëratat në objekte të fakulteteve, derisa orari i punës së operatorëve ekonomikë në gjithë Kosovën do të jetë nga ora 05:00 deri në 22:00.

Mes tjerash në njoftim është thënë se në tubimet publike, të organizuara në ambiente të hapura mund të marrin pjesë 80 persona, derisa në ato të mbyllura deri në 50 persona, për dallim nga 30 persona sa janë lejuar në hapësira të mbyllura dhe 50 në ato të hapura deri më tani.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 27 shkurti e deri më 5 mars, në zonën e kuqe janë 6 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

Në zonën e verdhë janë  10 komuna: Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.

Në zonën e gjelbër janë 22 komuna: Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi./Gazeta Sinjali/