image Mbi 7 mijë e 700 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 7 mijë e 700 raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.

Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit, por tashmë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive kanë nisur të marrin si terapi mbështetëse, trajtimin me plazmën konvalescente./Gazeta Sinjali/