image Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosovë

Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Që nga 13 marsi kur u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 53 mijë e 776. 1 mijë e 377 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me SARS CoV2, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë aktualisht janë 6 mijë e 140 raste aktive me COVID-19.

Prishtina vijon të jetë komuna me më së shumti raste të reja me COVID-19, e cila aktualisht edhe është në zonën e kuqe.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se ka marrë rikonfirmimin nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit, megjithatë kjo e fundit ende s’e ka konfirmuar publikisht një gjë të tillë.

Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur qëndrimin se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në muajin shkurt dhe do të nisë fushata e vaksinimit, sipas grupeve me prioritet, të përcaktuara në një strategji të imunizimit.

/Gazeta Sinjali/