image Mbi 6 mijë e 900 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 6 mijë e 900 raste aktive me koronavirus në Kosovë

news image

Në Kosovë po vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes./GazetaSinjali/