image Mbi 500 mijë fëmijë të prekur me COVID-19 në SHBA

Botë

Mbi 500 mijë fëmijë të prekur me COVID-19 në SHBA

news image

Më shumë se 500 mijë ka arritur numri i fëmijëve që janë prekur nga koronavirusi në SHBA, raporton The Hill, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas “The Hill”, Akademia Amerikane e Pediatërve dhe Shoqata e Spitaleve për Fëmijë, kanë bërë një raport në të cilin theksohet se prej 20 gushtit deri më 3 shtator, me infeksion të virusit COVID-19 janë konfirmuar rreth 70 mijë fëmijë, duke shënuar një rritje prej 16 % në raport me dy javët paraprake.

Nga fillimi i pandemisë e deri më 3 shtator, janë konfirmuar 513.415 raste të infektimit tek fëmijët që përbëjnë më pak se 10% të numrit të përgjithshëm të infektuarve ndërsa si pasojë e virusit, kanë vdekur 1 mijë e 3 fëmijë.

Në SHBA janë konfirmuar 6.514.376 raste me COVID-19 ndërsa në total të vdekur janë 194.034 persona. /Gazeta Sinjali/