image Mbi 50 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Shëndetësi

Mbi 50 raste aktive me koronavirus në Gjilan

news image

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në këtë komunë janë 55 raste aktive me koronavirus.

“U informuam nga IKSHPK për 9 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan, duke e ngritur në 195 numrin e përgjithshëm brenda afro katër muajve. 4 prej tyre kanë ndërruar jetë, 136 janë shëruar, ndërsa 55 raste janë aktive me virusin corona”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Haziri ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat mbrojtëse./GazetaSinjali/