image Mbi 300 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalet e Përgjithshme, kjo është gjendja e tyre

Shëndetësi

Mbi 300 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalet e Përgjithshme, kjo është gjendja e tyre

news image

Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitaleve të Përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të infektuar me koronavirus.

Prej tyre 176 janë në QKUK , kurse në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 128 pacientë.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në Spitalet e Përgjithshme.

24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore./Gazeta Sinjali/