image Mbi 30 të vdekur nga rrufeja e moti i ligë në Indi

Botë

Mbi 30 të vdekur nga rrufeja e moti i ligë në Indi

news image

Moti i ligë dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh.

Të paktën 24 prej tyre vdiqën kur shtëpitë iu shembën nga reshjet e vazhdueshme.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 12 persona u vranë nga rrufeja, përfshirë një djalë 15-vjeçar, i cili sapo ishte ngjitur në çatinë e një shtëpie.

Rrufeja është një dukuri e zakonshme në Indi gjatë sezonit të musonit, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.

Shkencëtarët indianë, pretendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur numrin e goditjeve të rrufesë, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse.

/GazetaSinjali/