image Mbi 2 mijë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 2 mijë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë shëruar 103 pacientë nga koronavirusi.

Kështu numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2.370.

“Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste”, thuhet në institutin e IKSHPK’së.

Ndërkaq sot u konfirmuan edhe 187 raste të reja me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 5.118 raste, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /GazetaSinjali/