image Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë, rreth 100 viktima

Shëndetësi

Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë, rreth 100 viktima

news image

Kosova ka aktualisht 2 mijë e 259 raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 4 mijë e 512 raste me 205 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas njoftimit, që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë (13 mars) e deri më sot, janë testuar 27 mijë e 304 persona të dyshimtë për virusin COVID-19.

Deri tani, gjithsej 97 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje janë shëruar edhe 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2 mijë e 156 raste.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale./GazetaSinjali/