image Mbi 160 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë

Botë

Shëndetësi/ Mbi 160 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë

news image

Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në mbarë botën ka shkuar në 160,917, kurse numri i të infektuarve në mbi 2 milionë e 330 mijë persona.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten në vendin e parë në botë si për numrin e viktimave, ashtu edhe për numrin e të infektuarve. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 39,115 të vdekur dhe mbi 735 mijë të infektuar.

Italia është në vendin e dytë në botë sa i përket shifrës së viktimave me 23,227 raste, kurse në vendin e tretë me numrin e të prekurve me mbi 175 mijë raste.

Spanja është e treta në botë për numrin e të vdekurve me 20,639 raste, por është e dyta për numrin e të infektuarve me 194,416 raste.

Pas këtyre tri shteteve, vendet me më së shumti viktima të koronavirusit në botë janë Franca me 19 mijë të vdekur dhe Britania e Madhe me mbi 15 mijë.

Deri më tani, 598 mijë persona janë shëruar nga koronavirusi në tërë botën. Më së shumti të shëruar ka në Gjermani – 88 mijë, pastaj vjen Kina me 77 mijë dhe Spanja me 74 mijë të shëruar.