image Mbi 1.4 milion të infektuar me koronavirus në botë, mbi 86 mijë të vdekur

Shëndetësi

Bilanci/ Mbi 1.4 milion të infektuar me koronavirus në botë, mbi 86 mijë të vdekur

news image

Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar mbi 1.4 milion, konkretisht, 1,475,976.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan ‘John Hopkins’ numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 86,979.

Të shëruar në deri tani janë 317,372 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në botë, me 404,352, ndërsa të vdekur janë 13,829.

Italia ka numrin më të madh të viktimave, ku deri tani numri ka arritur në 17,669 viktima.

Spanja regjistron një numër total viktimash prej 14,673, ndërsa Franca 10,884 të vdekurve./Gazeta Sinjali/