image Mbi 1,1 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, mbi 60 mijë të vdekur dhe mbi 233 mijë të shëruar

Shëndetësi

Statistika/ Mbi 1,1 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, mbi 60 mijë të vdekur dhe mbi 233 mijë të shëruar

news image

Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në rreth 1,1 milion, konkretisht, 1,134,418.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan ‘John Hopkins’ numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 60,115.

Të shëruar deri tani janë 233,689 pacientë, transmeton Gazeta Sinjali.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në botë me 278,458 ndërsa të vdekur janë 7,406.

Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 14,681 viktima.

Rekord ka shënuar Franca, pasi brenda 48 orëve janë shënuar 2,475 viktima duke e çuar në 6,507 numrin total të të vdekurve./Gazeta Sinjali/