image Verifikimi i personave të dhunuar, 36 burra kanë fituar statusin

Sociale

Verifikimi i personave të dhunuar, 36 burra kanë fituar statusin

news image

Kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, Minire Begaj-Balaj, ka thënë se nga 1,000 persona që kanë fituar statusin e viktimave të dhunës seksuale, 36 janë burra.

Begaj- Balaj në një intervistë për REL-in, ka numëruar problemet me të cilat po ballafaqohen viktimat e dhunës seksuale që ta kërkojnë këtë status.

“Ka edhe prej atyre që po vdesin. Ka raste që ndoshta edhe për një situatë tjetër, për problemet që i kanë, për një stigmë që e kanë ende, dhe të jemi të sinqertë se prej këtyre viteve që ne po punojmë, kemi kuptuar që ka ende gra që janë ndaluar që të lëvizin e të vijnë në Komision. E kanë problem të vijnë ta marrin edhe pensionin, e kanë problem edhe të vijnë t’iu nënshtrohen intervistave. Kjo për shkak të mentalitetit, patriarkalizmit, stigmës që ekziston në familje, qoftë prej burrit, qoftë prej anëtarëve të tjerë të familjes. Dhe ndoshta këtu nuk kemi mundësi të dimë sa kanë pasur e sa kanë përjetuar dhunë seksuale”, ka thënë ajo. /GazetaSinjali/