image Mbi 100 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Rajon

Mbi 100 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 814 mostra të testuara, 103 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas qyteteve: Shkupi – 46, në Tetovë – 17, në Strugë – 9, në Kumanovë, Shtip dhe Resnje janë konfirmuar nga gjashtë raste të reja, në Veles dhe Ohër tre raste të reja, në Prilep dy raste, ndërsa nga një në Manastir, Kavadar , Gostivar, Strumicë dhe Sveti Nikollë.

Janë regjistruar edhe pesë viktima, tre nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Tetova.

Instituti për Shëndet Publik sot informon se janë regjistruar 13 pacientë të shëruar, Shkup 10, Prilep 2 dhe 1 në Tetovë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 4 mijë e 157 persona./Gazeta Sinjali/