image Mbi 100 persona testohen sot për koronavirus në Prizren, kishin kontakt me të infektuarit

Kosovë

Shëndetësi/ Mbi 100 persona testohen sot për koronavirus në Prizren, kishin kontakt me të infektuarit

news image

118 persona do t’i nënshtrohen sot testit për koronavirus në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

“Sot janë marrë 118 mostra në Prizren, këtu ka edhe mostra të komunave përreth, por mbi 100 janë nga Komuna e Prizrenit”, ka thënë Shehu.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë 6 raste të reja me koronavirus në vend. Të gjitha rastet ishin nga Komuna e Prizrenit./Gazeta Sinjali/