image Mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Gjermani

Evropë

Mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Gjermani

news image

Gjermania ka regjistruar 1 mijë e 630 raste të reja me COVID-19 të shtunën, njoftoi instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Që nga fillimi i pandemisë gjithsej 258 mijë e 480 persona janë infektuar me këtë virus në shtetin me ekonominë më të fuqishme evropiane, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Sinjali.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe pesë viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga koronavirusi në Gjermani shkoi në 9 mijë e 347.

Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe i ka larguar masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen. /GazetaSinjali/