image Mbi 1 mijë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Mbi 1 mijë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se në Klinikat COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 1 mijë e 234 pacientë, ku 69 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, nga 1 mijë e 234 pacientë që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet tjera të përgjithshme, 1 mijë e 116 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 936 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Siç njofton ShSKUK, në kuadër të klinikave të QKUK-së po trajtohen 435 pacientë, 430 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, përderisa 294 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i ShSKUK-së:

Në ShSKUK po trajtohen 1234 pacientë nga Covid-19

Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 1234 pacientë.

Nga 1234 pacientët e shtrirë, 1116 janë të konfirmuar me Covid-19, 936 me oksigjeno-terapi dhe 69 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në kuadër të klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 435 pacientë, 430 të konfirmuar me COVID-19, 294 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 799 pacientë, 682 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 642 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 82 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 165 pacientë

Spitali i Gjakovës, 125 pacientë

Spitali i Pejës, 210 pacientë

Spitali i Gjilanit, 138 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 33 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 52 pacientë

Spitali i Ferizajt, 76 pacientë

/GazetaSinjali/