image Mbështetësi i VV-së kërcënon me plumba në ballë: S'ka me pasë ma Hashim Thaç e dreq

Kosovë

Mbështetësi i VV-së kërcënon me plumba në ballë: S’ka me pasë ma Hashim Thaç e dreq

news image

Reagime të shumta ka ngjallur shpallja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit Hashim Thaçi.

Ashpër reagoi burri i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, duke kërcënuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me “trupa njerëzish”. E pikërisht në statusin e Alban Krasniqit, një komentues i revoltuar, mbështetës i Vetëvendosjes, ka shkuar edhe më larg duke kërcënuar me “plumba në ballë”.

Komentuesi, ka shkruar se “As frikë, as respektin nuk ua kemi, ju kemi borxh vetëm plumbin në ballë”.

Më tutje, mbështetësi i Vetëvendosjes, ka përmendur edhe pushkën e daljen në shesh si shenjë revolte, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese./ Gazeta Sinjali/