image Mbërrijnë në Shqipëri shtetasit e parë nga Ukraina

Shqipëri

Mbërrijnë në Shqipëri shtetasit e parë nga Ukraina

news image

Kanë mbërritur në Shqipëri shtetasit e parë nga Ukraina.

20 ukrainas, që janë larguar si pasojë e luftimeve, kanë hyrë në shtetin shqiptar nga pika kufitare e Qafë Thanës.

Siç raporton Abcnews.al, ukrainasit kanë udhëtuar të vetëm ose bashkë me familjarë, por nuk kanë kërkuar ende ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.

Shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare, ku kanë edhe apartamentet e tyre.

Një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit.

Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur, pasi nuk kanë leje qëndrimi.

/GazetaSinjali/