image Mbanin qese mbeturinash në vend të pajisjeve mbrojtëse, infektohen me Covid-19 tri infermiere në Angli

Botë

Botë/ Mbanin qese mbeturinash në vend të pajisjeve mbrojtëse, infektohen me Covid-19 tri infermiere në Angli

news image

Tre infermiere që mbanin qese mbeturinash për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale raportohet se kanë testuar pozitive në testin për koronavirus.

Vetëm disa javë më parë, infermierët kishin ndarë një foto të tyre të mbështjella me qese mbeturinash ndërsa kërkonin maska, fustane dhe doreza të duhura në Spitalin Northwick Park, në Harrow, transmeton Gazeta Sinjali.

Spitali më parë deklaroi një situatë emergjente pasi të gjitha shtretërit e tij të kujdesit kritik ishin mbushur me pacientë. Më shumë se 50% e stafit që punojnë në një repart tani kanë testuar pozitivë me koronavirus, raporton Daily Telegraph.

Infermieret thanë se duhej të “përdorin iniciativën e tyre” duke veshur qese mbeturinash, pasi nuk kishin “zgjidhje tjetër” për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale. /GazetaSinjali/