image Mats Hummels: Djali im trevjeçar festoi kur shënova autogol, më duhet t’ia mësoj çfarë është autogoli

Futboll

Mats Hummels: Djali im trevjeçar festoi kur shënova autogol, më duhet t’ia mësoj çfarë është autogoli

news image

Mats Hummels tha se djali i tij tre vjeçar festoi të martën autogolin e tij kundër Francës, transmeton Gazeta Sinjali.

Ylli i Gjermanisë thotë se djali i tij ende nuk e kupton se çfarë është autogoli, dhe se ai mendon se topi që hyn në rrjetë është gjithmonë për festim, edhe nëse e fut atë në portën e portierit tënd.

Prandaj, djali i yllit të Borussia Dortmund u pa duke festuar kur babai i tij shënoi autogol në Euro 2020.

Ai mendon se topi në rrjetë është gjithmonë i duhur. Më thanë që po festonte. Më duhet ta mësoj atë”, tha Hummels duke folur në një intervistë për Bild.

Qendërmbrojtësi i Gjermanisë u bë lojtari i tretë që shënoi një autogol në Euro 2020 kur ai e ktheu topin në rrjetë të gabuar gjatë humbjes së tyre 1 me 0 ndaj Francës, raporton Daily Mail. /Gazeta Sinjali Sport/