image MASHTI propozon mundësinë e pagesës në avans për mësimdhënësit që i zëvendësojnë orët e humbura

Arsim

MASHTI propozon mundësinë e pagesës në avans për mësimdhënësit që i zëvendësojnë orët e humbura

news image

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka propozuar formë tjetër për mësimdhënësit, që s’janë paguar gjatë shtatorit, për shkak të grevës.

MASHTI i ka propozuar ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, që punëtorët e arsimit për muajin tetorin, ta shqyrtojnë mundësin e pagesës në avans.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshi edhe të drejtën e pagës për ditët e grevës”, thuhet në njoftim.

“Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor” thuhet tutje në njoftimin e MASHTI-it.

/GazetaSinjali/