image MAShTI do të ndajë nga 7 mijë euro për 20 studentë që studiojnë master në universitetet prestigjioze

Arsim

MAShTI do të ndajë nga 7 mijë euro për 20 studentë që studiojnë master në universitetet prestigjioze

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen nga shtatëmijë euro për secilin student që studion master në universitetet më prestigjioze në botë.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kam nënshkruar sot vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë. Për të dytin vit me radhë po mbështesim të rinjtë tanë që studiojnë në këto universitete dhe kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që jemi duke ofruar për të rinjtë”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Nagavci tha se përfitues të kësaj mbështetjeje financiare do jenë 20 studentë.

“Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, ato do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Për detaje më të hollësishme rreth konkursit dhe procedurat e aplikimit, klikoni KËTU

/GazetaSinjali/