image Masakrimi i çiftit nga Shqipëria/ Nisin hetimet për djalin e viktimave dhe vëllain e 36 vjeçares

Shqipëri

Masakrimi i çiftit nga Shqipëria/ Nisin hetimet për djalin e viktimave dhe vëllain e 36 vjeçares

news image

Përveç Elona Kaleshës, 36-vjeçares nga Shqipëria që akuzohet se është autorja e vrasjes së Teuta dhe Shpëtim Pashos nga Vlora, të cilët rezultonin të zhdukur që prej vitit 2015, tashmë kanë nisur hetimet edhe ndaj të dyshuarve tjerë, transmeton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për djalin e çiftit Pasho, Taulant Pasho, si dhe ndaj Denis Kaleshit, vëllait të 36-vjeçares Elona Kaleshës.

Autore e krimit brutal dyshohet të jetë ish-e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, e cila nga qelia ka fajësuar për ngjarjen Taulant Pashon. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Në dhjetor të vitit të kaluar, brenda katër valixheve u gjetën trupat e copëzuar të dy shqiptarëve, burrë e grua.

Që prej gjetjes së trupave të masakruar të Shpëtim dhe Teuta Pashos nga Vlora, Prokuroria Italiane ka bërë hetime në mënyrë intensive.

Sipas prokurores Ornella Galeotti, Elona Kalesha, u arrestuar më 22 dhjetor në Firence, akuzohet për vrasje, fshehje dhe dhunim të trupave të çiftit nga Shqipëria.

Dyshohet se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, derisa ai ishte duke fjetur, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje.

Pas vrasjes, trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellur me materiale të ndryshme.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta valixhe me pjesët e tjera të trupave

/GazetaSinjali/