image Marsela Çibukaj fiton ‘Kënga Magjike 2022’

Muzikë

Marsela Çibukaj fiton ‘Kënga Magjike 2022’

news image

Edicioni i 23-të i festivalit ‘Kënga Magjike’ ka mbaruar dhe fituese këtë vit është shpallur këngëtarja Marsela Çibukaj me këngën “I paftuar”.

Ajo ka mbledhur në total 449 pikë nga votimi i kolegëve, me çka edhe i kanë dhuruar fitoren e vendit të parë.

Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”.

Kënga “I paftuar” është një kompozim i Alban Ramosajt i cili ka realizuar muzikën dhe tekstin, gjersa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov.

/GazetaSinjali/