image Marrëveshja e Brukselit/ Momente kur Policia i obligon serbët t’i mbulojnë simbolet në targa

Kosovë

Marrëveshja e Brukselit/ Momente kur Policia i obligon serbët t’i mbulojnë simbolet në targa

news image

Sot ka filluar zbatimi i pikës së dytë i marrëveshjes së Brukselit, ku Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bazë të kësaj pike nga sot në orën 8:00 është paraparë vendosja e etiketave ngjitëse mbi simbolet e njëra-tjetrës në targat e automjeteve, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme për këtë çështje.

Vetura e parë që kaloi nëpër pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga drejtimi i Serbisë dhe hyri në Kosovë mbante targa të Rashkës, ndërsa vetura e parë që hyri në Serbi nga Kosova ishte nga Rahoveci. Në të njëjtën kohë, një veturë me targa Krushevacit hyri në Kosovë. Ndërkaq, trafiku u normalizua edhe në Bërnjak.

Kujtojmë se Policia e Kosovës më herët ka njoftuar për zbatimin e kësaj pike të marrëveshjes në të gjitha pikat kufitare me Serbinë.

/Gazeta Sinjali/