image Marina ruse pranon dizajnin e rrezikshëm të luftanijes “katamaran”

Botë

Siguri/ Marina ruse pranon dizajnin e rrezikshëm të luftanijes “katamaran”

news image

Sipas raportimeve të fundit ministria ruse e mbrojtjes po merr në konsideratë kategoritë e aeroplanmbajtëseve të gjeneratës së re, mes të cialve dhe modelin e paprecedentë gjysmë-katamaran që raportohet të plotësojë kërkesat e marinës.

Një përfaqësues i qendrës shkencore ushtarake Krylov pjesë e krijimit të dizajnit, ka thënë “Projekti dallohet nga pjesa nënujore që është një gjysmë-katamaran. Kjo do të thotë se kemi dy trungje anijesh në ujë, të bashkuar nga platforma e sipërme. Ka një kuvertë të gjerë që është e rëndësishme për mbajtjen e avionëve”.

Luftanija e re megjithse me sipërfaqe të madhe ulje-ngritjesh nuk do të jetë nga më të rëndat, teksa zhvendosja e masës së saj ujore reduktohet mjaft nga dizajni me dy baza në ujë.

Katamarani do të ketë në krahun e fluturimit 30 avionë, kategoritë e të cilëve janë ende për t’u përcaktuar.

Rusia aktualisht zotëron versione për aeroplanmbajtëse të modeleve të saj të rëndë Su-27 dhe MiG-29, si deh gjuajtësit e masës së mesme Su-33 e MiG-29K, ndësa propozime ka për përshtatjen për aeroplanmbajtëse për modele të tjerë si gjuajtsit e gjeneratës së fundit Su-57, MiG-35 dhe ata me ngritje vetikale Yak-141. /Gazeta Sinjali/