image Maqedonia e Veriut shënon ulje të rasteve ditore me COVID-19, vdesin 6 persona

Rajon

Maqedonia e Veriut shënon ulje të rasteve ditore me COVID-19, vdesin 6 persona

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 6 viktima dhe 88 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit kur janë testuar 1 mijë e 507 persona.

Pas shumë kohësh është regjistruar numër i ulët i rasteve ditore me COVID-19 në raport me testet e realizuara.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 113 pacientë. Numri total i të shëruarve ka arritur në 7 mijë e 221.

Që nga fillimi i pandemisë 511 persona kanë humbur jetën nga virusi COVID-19 në Maqedoninë e Veriut./Gazeta Sinjali/